Juve 7 milionë euro larg marrëveshjes për Pjanic

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 09:36
 Juve 7 milionë euro larg marrëveshjes për Pjanic

Miralem Pjanic është rrugës për t’u rikthyer në Juventus.

Sipas Mundo Deportivos 7 milionë euro e ndajnë Pjanicin nga Juventusi, shumë të cilën e kërkon Barcelona.

Juve fillimisht po kërkon të shesë Aaron Ramseyn, e më pas ta marrë Pjanicin, në mënyrë që të kenë para për të paguar rrogën e ishit të Romës.

Pjanic ka dështuar në Barcelonë, atij s’po i jepet shansi nga Ronald Koeman.

Pedri, tashmë 18 vjeçar, shkëlqeu me të zbritur në Camp Nou dhe ka zënë vendin që ishte planifikuar për Pjanic, kështu që zgjidhja më e mirë është largimi.

(Kosova Sot Online)