UEFA bën nominimet për më të mirët e sezonit 2020/21

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 22:06
UEFA bën nominimet për më të mirët e sezonit 2020/21

Kevin De Bruyne, N’Golo Kante dhe Jorhinho janë në top treshen e parë

UEFA ka bërë zyrtare lajmërimet për çmimin “Lojtari i vit”, ceremonia e të cilit do të mbahet në Stamboll të Turqisë të enjten, më 26 gusht.  

Tre të nominuarit që do ta synojnë këtë çmim janë Kevin de Bruyne i Manchester Cityt dhe dyshja e Chelsea, Jorginho dhe N’Golo Kante.

Trajneri i Manchester City dhe Chelsea, Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel janë nominuar për çmimin “Trajneri më i mirë”.

Norminimet nuk patën shumë befasi duke pasur parasysh që të dy klubet angleze patën një sezon të mirë gjatë 2020/21.

Manchester City fitoi Premier Ligën, por ata u mposhtën për trofeun e Ligës së Kampionëve nga skuadra e Tuchel pasi që humbën 1-0 nga Blutë në Porto.

Mesfushori belg, De Bruyne ishte çelës për suksesin e klubit të tij, duke i ndihmuar ata që ta fitojnë titullin e tretë të Premier Ligës brenda katër sezoneve.

Lojtari i Manchester City kishte fituar tri herë çmimin “lojtari i ndeshjes” në tetë paraqitje të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke shënuar katër gola dhe bërë tre asiste.

Kante është makthi i çdo sulmuesi për shkak të prezencës së gjithanshme të tij në fushë, ku ka mbuluar pothuajse çdo pjesë të fushës për Blutë gjatë sezonit 2020/21.

Mesfushori francez ishte emëruar “Lojtari i ndeshjes” në dy ndeshjet gjysmëfinale kundër Real Madridit, si dhe në finale kundër Manchester City.

Ylli tjetër i Chelsea, Jorginho pati një sezon të mahnitshëm 2020/21, duke fituar edhe medaljen e artë me Italinë në Euro 2020, duke u bërë lojtari i 10-të në Europë që fiton edhe Ligën e Kampionëve e edhe Europianin në të njëjtin vit.

Jorginho ishte krucial për suksesin e tij në ndeshjet për klubin dhe vendin, kontrollonte lojën dhe bënte aksione për skuadrën me pasimet e tij para.

Ceremonia e përvitshme do të mbahet në Qendrën Halic në Stambol në Turqi më 26 gusht të enjten e ardhshme.

(Kosova Sot Online)