Tifozët Kuq e Zi të nervozuar: Si është e mundur që institucionet e Kosovës nuk reagojnë për Gjorgjeviqin

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 22:44
Tifozët Kuq e Zi të nervozuar: Si është e mundur që institucionet e Kosovës nuk reagojnë për Gjorgjeviqin

Tifozët Kuq e Zi përmes një shkrimi në facebook, kanë reaguar lidhur me koncertin e Bora Gjorgjeviq që mbahet sonte në Leposaviqin e Kosovës.

Aty thuhet se si ka mundësi që institucionet e Kosovës nuk reagojnë lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që ka ditë që protestohet për t’u tërhequr tjetri këngëtar sllav, Goran Bregoviq, nga koncerti i Bashkisë së Korçës.

Ndër të tjera Tifozët Kuq e Zi bëjnë thirrje të bojkotohet Bora Gjorgjeviq.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari Adriatik Kelmendi ku thotë se ky bend që performon sonte në Leposaviq është bendi fashist e çetnik që mund të gjindet.

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

E ndërsa kemi ditë që protestojmë për të tërhequr ftesën e Goran Bregovic nga Korça jonë e dashur, një goditje e radhës vjen po ashtu nga veriu i Dardanisë autoktone!

Po mirë Shqipëria administrative o vëllezër pati një lajthitje (me dashje apo pa dashje), po si ka mundësi që Republika e Kosovës e lejon një çetnik të përbetuar antishqiptar që të përformojë brenda kufinjve shtetëror?!

Si është e mundur që institucionet e Kosovës nuk reagojnë dhe nuk e ndalojnë këtë ftesë?!

A e konsideroni Leposaviqin pjesë të shtetit të Kosovës apo jo?!

Plagët nga regjimi i Milosheviçit janë të hapura si për ju edhe për ne, andaj nuk mund të rrimë pa reaguar për këtë TURP të radhës që po ndodh mu në mesin tuaj!

BOJKOTONI çetnikun Bora Gjorgjeviç! NDALONI përformancën e tij në Dardani!

(Kosova Sot Online)