PSG i përgjigjet Realit për Mbappen, sipas RMC Sport që më pas e fshiu postimin

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 23:14
PSG i përgjigjet Realit për Mbappen, sipas RMC Sport që më pas e fshiu postimin

Kylian Mbappe është temë diskutimi në të gjitha mediat botërore.

Sulmuesi ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe PSG po mendon ta shesë këtë verë, për të mos e humbur falas verën tjetër.

Real Madrid është gati të përfitojë dhe mediet gjigante spanjolle raportojnë për ofertë zyrtare prej 160 milionë eurosh për yllin e Francës.

RMC Sport nga Franca konfirmon gjithashtu ofertën zyrtare të Real Madrid, por shton se PSG e ka refuzuar këtë ofertë të nënkampionëve të Spanjës.

Megjithatë, derisa qarkullojne lajme se PSG e ka kthyer prapa ofertën e parë të Realit, postimi i RMC Sport nuk ekziston më.

Edhe El Chiringuito raporton se RMC Sport e fshiu postimin kinse Parisi e ka refuzuar menjëherë ofertën.

 

(Kosova Sot Online)