Conte në vend të Artetas?

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 15:44
Conte në vend të Artetas?

Arsenali po mendon ta angazhojë trajnerin italian në vend të trajnerit aktual të tij. “Gunners” e kanë nisur dobët sezonin në Premierligën angleze. Arsenali po mendon qysh tash për pasardhësin e Mikel Artetas. Trajneri spanjoll e nisi dobët sezonin e ri me “Gunners” dhe tashmë kanë nisur spekulimet për largimin e tij.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, klubi londinez do ta shkarkojë trajnerin aktual.

Dhe, mediumi britanik “The Independent” raporton se “Topçinjtë” veçse e kanë zgjedhur pasardhësin e Artetas.

Antonio Conte në fakt mund të emërohet trajner i ri i Arsenalit në javët në vazhdim.

Trajneri italian u nda me Interin pasi e shpalli kampion të Italisë.

Dhe, ai mund ta provojë një eksperiencë të re në Premierligë pas asaj me Chelsean.

Pra, Granit Xhaka me shokë mund ta kenë një trajner të ri shumë shpejt. 

(Kosova Sot Online )