Kur Ronaldo thoshte: “Do të jetë shumë, shumë, shumë, shumë e vështirë të luaj në City”

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 15:36
Kur Ronaldo thoshte: “Do të jetë shumë, shumë, shumë, shumë e vështirë të luaj në City”

Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit te Manchester City, sipas mediave në Itali dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

Nëse tani CR7 gjithçka që do është ta veshë fanellën e Manchester City, dikur nuk dukej e arritshme, për shkak të Manchester United

Ronaldo ka shkruar historinë me Unitedin dhe në të kaluarën kishte thënë se për shkak të rivalitetit mes tyre, ka gjasa që kurrë të mos e veshë fanellën e rivalit të përbetuar të klubit të zemrës.

“Të luaj në City? Nuk do të ndodhë, për shkak të Manchester United. Mund të them se do të jetë shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë e vështirë të luaj te Manchester City. Shumë e vështirë për shkak të Manchester United. Mendoni se parat do të më ndryshojnë mendjen pas moshës 30-vjeçare? Nuk besoj. Kjo s’do të jetë problem, nëse do të ishte për para, do të shkoja në Katar. Ndoshta atje do të fitoja shumë më shumë se në Manchester City. Nuk është për parat, është për pasionin”, kishte thënë CR7.

Por, disa vite më pas, ai është shumë afër të përfundojë duke luajtur te rivali i Unitedit, te Manchester City. 


(Kosova Sot Online)