Pochettino njëjtë si Leonardo e Al-Khelaifi: “Presidenti e bëri të qartë situatën, s’ka kërkuar largimin”

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 14:59
Pochettino njëjtë si Leonardo e Al-Khelaifi: “Presidenti e bëri të qartë situatën, s’ka kërkuar largimin”

Mauricio Pochettino nuk ka asnjë informacion që Kylian Mbappe ka kërkuar largimin nga Paris Saint Germain.

Ai ka bërë të ditur se atij nuk i është thënë asgjë nga lojtari, derisa tha se situata vazhdon të jenë siç ishte ditë më parë. “Kylian po punon shumë mirë. Presidenti ynë e bëri të qartë se cila është situata”, u shpreh Pochettino. I pyetur se a i ka thënë atij se dëshiron të largohet, ai u përgjigj: “JO”.

Oferta 180 milionë euro me bonuse, nuk është e mjaftueshme për PSG-në, që vazhdon të mos i përgjigjet Realit.

(Kosova Sot Online )