Leipzig transferon lojtarin e Barcelonës

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 18:58
Leipzig transferon lojtarin e Barcelonës

Gjigantët katalunas e kanë shitur me para të riun e akademisë derisa ai dështoi që të arrinte kontratë të re me skuadrën nga Camp Nou

RB Leipzig ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ilaix Moriba.

Marrëveshja për 18 vjeçarin për fillim është 16 milionë euro, por ajo mund të rritet në 22 milionë euro me bonuse. Barcelona po ashtu do të merre 10 për qind të shumës në rast se ai transferohet në ndonjë skuadër tjetër.

Tinejxheri ka nënshkruar kontratë katër vjeçari, me opsion zgjatjen edhe për një vit ekstra.

Ilaix është shkruar se ka qenë njëri prej talenteve më të mirë të rinj nga akademia La Masia në vitet e fundit, ku ka pasur 18 paraqitje për seniorët gjatë sezonit 2020/21.

Kështu që, për ta humbur atë kaq herët në fillim të karrierës së tij është një goditje jo edhe aq e lehtë për Barçën. Megjithatë, ata besuan se nuk kishin shumë zgjidshje dhe ta shisnin atë tani për shkak se janë duke vazhduar reduktimin në paga për lojtarët.

Mesfushorit të lindur në Guinea i skadonte kontrata në vitin e ardhshëm dhe Barça ka dështuar për të arritur një marrëveshje të re, pavarësisht se patën negociata.

(Kosova Sot Online)