Haalandi ia theu gishtin Van Dijkut

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 16:01
Haalandi ia theu gishtin Van Dijkut

Erling Haaland ka zbuluar se ai ia ka thyer gishtin Virgil van Dijkut gjatë ndeshjes kualifikues për Kupën e Botës mes Norvegjisë dhe Holandës të mërkurën.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit u përplas me mbrojtësin e Liverpoolit vazhdimisht gjatë ndeshjes që u mbyll baras 1:1 në Olso

Haalandi e hapi serinë e golave para se Norvegjia të barrikadohej në mbrojtje dhe pas ndeshjes tha se ishte përgjegjës për një dëmtim të shkaktuar ndaj Van Dijk.

Duke folur pas ndeshjes për TV2: “Mendoj se ia theva gishtin Van Dijkut. Ai erdhi tek unë dhe më tha: ‘Ta hajë dreqi, mendoj se ma theve gishtin.’ Ai është shumë i mirë. Nuk ia kam idenë se si ndodhi”.

Pas ndeshjes, mjeku i ekipit holandez tha se Van Dijk nuk kishte thyer ndonjë asht, por më vonë u mësua se ai e kishte pësuar një dislokim.

Sidoqoftë, ky nuk është ndonjë dëmtim serioz që ia pamundëson atij paraqitjen për Holandën kundër Malit të Zi dhe ndaj Turqisë. 

(Kosova Sot Online)