Italia sfidon Zvicrën për kreun e grupit, Mancini largohet nga grumbullimi

  • G.G /
  • 04 September 2021 - 13:50
Italia sfidon Zvicrën për kreun e grupit, Mancini largohet nga grumbullimi

Barazimi me Bullgarine ka lëkundur disi ambjentin te Italia, pasi tani ka vendosur në diskutim vendin e parë në këto kualifikuese.

Ndeshja e radhës për kampionët e Europës do të jetë ajo përballë Zvicrës, në transfertë.

Përpara ndeshjes me Bullgarinë, mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar në tribunë, por sot ai është larguar përfundimisht nga grumbullimi duke humbur dy ndeshjet e radhës, atë përballë Zvicrës dhe të fundit, përballë Lituanisë.

Lojtari është nisur drejtë Romës, ndërsa për teknikun Mancini vështërsitë sa vijnë dhe rriten, pasi Italia është e dënuar për të fituar nësë dëshiron të jetë lidere në Grupin C.

Gjithsesi edhe historia ka treguar se Italia, gjithmonë ka bërë një hap fals pas një trofeu madhor të fituar, ashtu siç ndodhi përballë Bullgarisë, por tani çdo hap i gabuar mund të ndikojë drejtpërdrejtë në renditje.

Kjo për vetë faktin se skuadra e Mancinit ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se Zvicra, që do të ketë mundësin për të rikuperuar ndjeshem në klasifikim. Takimi midis Zvicrës dhe Italisë do të luhet, të dielen në stadiumin e Baselit St Jakob Park.

(Kosova Sot Online)