Asensio refuzoi dy klubet e mëdha evropiane

  • S.A /
  • 07 September 2021 - 13:49
Asensio refuzoi dy klubet e mëdha evropiane

Tottenham Hotspur dhe AC Milan kërkuan nga Real Madridi transferimin e spanjollit, Marco Asensio.

Por, reprezentuesi i Spanjës vendosi kundër një lëvizje te këto klube dhe do të luftojë për pozitën e tij në skuadrën e Real Madridit.

Asensio tani është në sezonin e tyre të gjashtë në kryeqytetin spanjoll dhe do të rikthehet së shpejti pas lëndimit që pësoi në gju.

Megjithatë, Asensios do t’i duhet shumë punë për të siguruar një vend në 11-shen startuese të “Los Blancos”.

Benzema, Bale, Hazard e Vinicius të gjithë presin të jenë startues në fazën e sulmit të madrilenëve.

Real Madridi po punon që ta zhvendosë Asension në qendër të fushës, ku ekipi ka më pak opsione.

Asensio ishte kyç në rrugëtimin e Spanjës deri në finale në Lojërat Olimpike të Tokios, e që ishte një shenjë që ai është në rrugë të mirë për ta fituar formën e tij.

Ancelotti e di se sa mund të përfitojë nga 25-vjeçari dhe edhe pse s’do të jetë e lehtë të gjendet hapësirë për të në ekip, të gjithë po punojnë që kjo të ndodh. 

(Kosova Sot Online )