Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Kosovë

  • S.A /
  • 07 September 2021 - 15:14
Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Kosovë

Kombëtarja e Spanjës tashmë ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur nga vet kombëtarja përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.

“Përshëndetje Prishtinë. Ekspedita e Spanjës ka shkuar nga aeroporti në hotel dhe po qëndron aty. Këtë pasdite, stërvitje zyrtare dhe konferenca për media në stadiumin Fadil Vokrri”, thuhej në postimin e tyre.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës që luhet vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )