Koeman dëshiron të qëndrojë në Barcelonë për shumë vite

  • S.A /
  • 08 September 2021 - 09:18
Koeman dëshiron të qëndrojë në Barcelonë për shumë vite

Ronald Koeman shpreson se do të mbetet trajner i Barcelonës për shumë vite në vazhdim. Kah fundi i sezonit të kaluar u duk sikur Koeman nuk e kishte më të sigurt punën në Barcelonë, pasi presidenti Joan Laporta la të kuptohej se do ta zëvendësonte atë, por në fund atij iu besua ekipi edhe për sezonin e ri.Marrëveshja e trajnerit holandez me Barçën skadon verën e ardhshme, por sipas Goal klubi do t’i ofrojë atij marrëveshje të re nëse ekipi i përmbush synimet këtë sezon.Koeman e pranoi se do të ishte shumë i lumtur nëse do t’i ofrohej marrëveshje e re dhe është optimist për të ardhmen e klubit me talentet si Ansu Fari dhe Pedri.

“Po, natyrisht, jam i hapur për rinovim. Jam shumë i ngazëllyer të vazhdoj të jem trajner i Barçës për shumë vite, pavarësisht kohëve të vështira në klub sot”, tha Koeman për Sport.

Katalonasit u përballën me kohë të vështira këtë verë, për shkak të telasheve financiare.

Ata u detyruan ta largojë ikonën e klubit, Lionel Messi, për shkak se nuk ishin në gjendje t’ia paguanin pagën atij, pavarësisht se argjentinasi pranoi ulje rroge prej 50%. Ndërsa, yje tjera si Gerard Pique, Jordi Alba dhe Sergio Busquets pranuan ulje të madhe të pagës për t’i ndihmuar klubit. 

(Kosova Sot Online )