Juventusi e mbyll vitin me 190 milionë euro humbje

  • S.A /
  • 08 September 2021 - 09:06
Juventusi e mbyll vitin me 190 milionë euro humbje

Juventusi pritet ta mbyllë vitin financiar 2020/21 me një humbje të madhe prej 190.7 milionë euro,  dyfish më shumë sesa vitin paraprak.

Ndikimi i pandemisë së koronavirusit, e cila detyroi mbylljen e stadiumeve në Itali, vijon të ndjehet. Përveç mungesës së të ardhurave nga tifozët, te financat e Juves ndikoi edhe eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, në rrethin e 32 më të mirëve.

Në bazë të shifrave të publikuara nga kompania motër e Juves, Exor, mësohet se bardhezinjtë do ta mbyllin vitin financiar 2020/21 me 190.7 milionë euro humbje, sipas Clacio e Finanza.

Kjo shifër është dyfishimi i humbjeve që kishte regjistruar Juventusit në vitin financiar 2019/20, kur i kishte humbur 89.7 milionë euro. Ky do të jetë viti i katërt radhazi që Juventusi e mbyll vitin financiar me humbje.

Juventusi është njëri prej klubeve të vetme në Itali që e kanë stadiumin e vet, prandaj fiton më shumë se klubet e tjera nga shitja e biletave. Kjo nënkupton se Juve është goditur rëndë nga mbyllja e stadiumeve në vend, si pasojë e pandemisë. Madje edhe sot stadiumet nuk janë plotësisht të hapura për tifozë në Itali, por vetëm 50 për qind të kapacitetet të tyre. 

(Kosova Sot Online  )