Ronaldo: Nuk kam ardhur këtu për pushime

  • S.A /
  • 10 September 2021 - 10:37
Ronaldo: Nuk kam ardhur këtu për pushime

Cristiano Ronaldo tha se ai nuk është ritkhyer në Manchester United për “pushime”, teksa kapiteni i Portugalisë përgatitet për ndeshjen e të shtunës. Gjatë kohës sa ishte me “Djajtë e Kuq”, 36-vjeçari shënoi 118 gola në 292 ndeshje përgjatԯ gjashtë viteve. “Jam i gatshëm, jam i aftë”, tha Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.

Manchester United e pret Newcastle në Premierligë të shtunën me fillim nga ora 16:00.

Nënshkrimi i Ronaldos nga Juventusi ishte në nga storiet më të mëdha të transferimeve këtë afat kalimtar, pasi rivalët e Unitedit, Man City ishin shumë afër të nënshkruanin me të.

Ylli portugez, që do ta veshë sërish fanellën me numrin shtatë, fitoi tri Premierliga, një Champions League dhe një FA Cup, e gjithashtu edhe një Kupë të Botës për klube dhe një Community Shield, nën dretimin e Sir Alex Ferguson.

“Nuk jam këtu për pushime. Më përpara ishte mire, duke fituar gjëra të rëndësishme dhe e vesha këtë fanellë më pare, para shumë viteve, por jamë këtu për të fituar prapë”, tha Ronaldo.

(Kosova Sot Online )