Kryeministri Kurti mban konferencë për media në ora 10:00

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 09:24
Kryeministri Kurti mban konferencë për media në ora 10:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritet të mbajnë konferencë për media në orën 10:00.

Tema e konferencës pritet të jetë në lidhje me zbatimin e masës 3.5, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)