Liverpooli tregohet bindës ndaj Leedsit

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 19:34
Liverpooli tregohet bindës ndaj Leedsit

Liverpooli ka shënuar fitoren e radhës kampionale ndaj Leedsit, e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë.

“Reds” triumfuan thellë ndaj Leeds në udhëtim me rezultat 0:3.

Salah realizoi golin e parë në minutën e 20-të, pas asistimit të Tremt Alexander-Arnold.

Gjysmë ore më vonë, Fabinho e dyfishoi epërsinë, kurse në minutën e dytë shtesë Sadio Mane e shënoi edhe golin e tretë.

Struijk i Leeds United u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e tretë, kurse Leeds mbetet i 17-ti me vetëm dy pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)