Sot fillon ‘zyrtarisht’ edicioni 2021/222 në Ligën e Evropës, shumë klube të njohura evropiane kërkojnë lavdinë në këtë garë

  • S.A /
  • 16 September 2021 - 11:46
Sot fillon ‘zyrtarisht’ edicioni 2021/222 në Ligën e Evropës, shumë klube të njohura evropiane kërkojnë lavdinë në këtë garë

Sot (e enjte) fillon i plotë edicioni i ri 2021/22 i Ligës së Evropës, me shumë klube të mëdha evropiane që kërkojnë të fitojnë trofeun në garën e dytë më të madhe evropiane për ekipe, pasi gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) u zhvillua vetëm një ndeshje.

Pas fillimit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve me ndeshjet gjatë të martës dhe mërkurës dhe një ndeshje të Ligës së Evropës, tani radha i ka ardhur ndeshjeve të plota të para të garës së dytë ekipore evropiane.

Mbrëmja e sotme do të na sjell ndeshjet e para të plota grupeve të Ligës së Evropës për edicionin 2021/22, ku nuk mungojnë klubet e mëdha.

Ndeshja e vetme e zhvilluar të mërkurën mbrëma ishte ajo mes Spartak Moskës dhe Legias, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të mysafirëve falë një goli shqiptarësh, me Lirim Kastratin shënues dhe Ernest Muçin asistues. Ekipe të njohura evropiane si Bayer Leverkusen, Celtic, Dinamo Zagreb, Lazio, Galatasaray, Marseille, Fenerbahce, Napoli, Leicester City, Monaco, Lyon dhe PSV janë vetëm disa nga klubet që marrin pjesë në këtë garë. Edhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndeshjet do të zhvillohen në dy orare, nga ora 18:45 dhe nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online  )