Conte: Ëndrra e Hakimit është të kthehet te Real Madridi

  • S.A /
  • 16 September 2021 - 16:18
Conte: Ëndrra e Hakimit është të kthehet te Real Madridi

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se Achraf Hakimi do të donte të kthehej në Real Madridi një ditë pasi është ëndërr e tij.

Hakimi erdhi përmes akademisë së Real Madridit, duke vazhduar të përfaqësojë ekipin e të rinjve Castilla dhe më pas në ekipin e parë, ku ai bëri vetëm nëntë paraqitje në La Liga në tre vjet, duke kaluar dy prej atyre viteve në huazim me Borussia Dortmund.

Në vitin 2020, marokeni u largua përfundimisht nga Real Madrid, duke u bashkuar me Interin, ku fitoi Serie A në një sezon të vetëm me Conten para se të bashkohej me Paris Saint-Germain këtë verë në një marrëveshje me vlerë fillestare prej 60 milionë eurosh.Por, ndërsa suksesi me ekipin e ëndrrave të PSG-së është qëllimi tani për tani, ish-trajneri i Achraf, Conte, ka pohuar se një kthim në Real Madrid është ëndrra e mbrojtësit të krahut.

“Ëndrra e Hakimit është të kthehet për të luajtur në Real Madrid”, ka thënë Conte për Sky Italia.

Emri i Hakimit momentalisht nuk është në listën e dëshirave të Realit, por nëse ata vendosin të ndjekin mbrojtësin në të ardhmen, duket se ai do të ishte i hapur për një lëvizje.

(Kosova Sot Online )