Të çlirohen institucionet urgjentisht nga grupet politike të “kaubojve”, që po e rrezikojnë shtetin

Të çlirohen institucionet urgjentisht nga grupet politike të “kaubojve”, që po e rrezikojnë shtetin
Të çlirohen institucionet urgjentisht nga grupet politike të “kaubojve”, që po e rrezikojnë shtetin

Skender Mulliqi

  • 16 September 2021 - 09:36

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Shumë vështirë është që për 20 vite radhazi të dëgjojmë marrina  politike, të dëgjojmë të na flasin për jetën , për demokracinë e lirinë , ata që nuk punuan mirë .Përdorën të gjitha mjetet në disponim për ti realizuar interesat e veta. Na lansuan  teza së ata të cilët nuk janë me ta janë kundër shtetit. Patëm mbi krye një elitë politike e cila na hoqi mundësin e vetëvendosjes, na hoqi mundësinë e fatit  të mirë edhe si kolektivitet!

Çdo rrahje më kamxhikë i ka dy përfundime .Secili aksion i tillë pushtetarë zgjon reaksione.  Secili që sulmohet , ka të drejtë të vetëmbrohet.  Secili që sulmon shumë , nuk i garantohet në fund që edhe vet nuk  do të ndahet i lagët.  Nuk është kurrfarë kërcënimi nëse jemi të vëmendshëm, për fatin tonë dhe për fatin e shtetit. Duhet ti lutemi Zotit që të gjithë  të bëhemi të mençur, duke  mos lejuar më që Kosovën ta fusim në qorrsokak. Kaluan  dy decenie. m rrena , mashtrime ,krime. Mjaftë më grupe politike të stilit të kaubojve. 

Mjaftë gjatë na shitën jo moralitetin për moral, plaçkën për patriotizëm, duke rrezikuar kështu  shtetin dhe identitetin nacional! Nga praktikat e tilla është koha e fundit të shkëputemi…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".