Nuk ia del Lionel Messi

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 16:49
Nuk ia del Lionel Messi

Ishte pothuajse e ditur… por tani është zyrtare. Leo Messi është lënë jashtë për ndeshjen kundër Metz në kuadër të xhiros së 7 të Ligue 1.

Raporti mjekësor i lëshuar dje nga Paris Saint-Germain la pak hapësira për rikuperim të menjëhershëm të Leos, ku konfirmoi se 34-vjeçari ka probleme me gjurin e majtë.

Tani, megjithatë, është zyrtare. PSG ka bërë publike listën e saj prej 21 futbollistëve të thirrur për ndeshjen në udhëtim në Metz dhe Messi mungon, i cili ia la vendin Achraf në min 76 ’në fitoren ndaj Lyon (2-1) dhe nuk dukej shumë i kënaqur me zëvendësimin dhe u krijuan shumë polemika pasi pati njëfarë diskutimi me Mauricio Pochettinon.

Në listë, nga ana tjetër, janë Mbappé, Neymar, Di María, Achraf, Ander Herrera, Rafinha… vazhdon të mungojë ish kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos.

Image

(Kosova Sot Online )