“Duhet të jemi të kujdesshëm me Leo Messin”

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 09:53
“Duhet të jemi të kujdesshëm me Leo Messin”

Pasi mungoi në sfidën e mesjavës ndaj Metz në kuadër të Ligue 1 të fituar në fund nga Paris Saint Germain falë dy golave të Achraf Hakimit, Lionel Messi do të mungojë edhe në takimin e kësaj të shtune për Ligue 1 ndaj Montpellier.

Argjentinasi është rikthyer në stërvitje me parisienët këtë të premte, por trajneri, Mauricio Pochettino ka konfirmuar mungesën e 34-vjeçarit në ndeshjen ndaj Montpellier. Ai shpreson ta ketë Leon të gatshëm për sfidën e Champions League.

“Leo ka filluar të vrapojë, shpresoj që të shkojë gjithçka në mënyrën e duhur, shpresojmë që të jetë gati për të luajtur në sfidën ndaj Manchester City në Champions, por duhet të jemi të kujdesshëm, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, theksoi trajneri argjentinas. Për Lionel Messin fillim më të vështirë te Paris Saint Germain nuk mund të kishte, tri ndeshja ka zhvilluar deri më tani, zero gola, zero asiste. 

(Kosova Sot Online )