Dortmund e do Martialin për ta zëvendësuar Haalandin

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 09:40
Dortmund e do Martialin për ta zëvendësuar Haalandin

Anthony Martial ka rënë në radarin e Borussia Dortmund.

Dortmund po e konsideron ta transferojë Anthony Martialin e Manchester Unitedit për ta zëvendësuar Erling Haalandin, raporton “90Min”. Haaland ka klauzolë lirimi në kontratën e tij nga vera e vitit 2022 dhe norvegjezi vështirë se do të qëndrojë në Dortmund, e duan City, Barça, PSG, Reali e shumë të tjerë.

Në anën tjetër, Martial po kalon kohë të vështira në United dhe është koha për një tjetër aventurë, një skuadër ku mund të luajë më shumë dhe te Dortmundi ai e ka të garantuar këtë gjë. Derisa në United pothuajse s’ka më vend, sidomos pas ardhjes së Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot Online )