Milani në bisedime me Realin për Iscon

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 09:56
Milani në bisedime me Realin për Iscon

Isco mund të përfundojë në Milan në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Todofichajes”, Milani është në bisedime të vazhdueshme me Real Madridin për transferimin e Iscos në afatin kalimtar të janarit.29-vjeçari ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë edicion, derisa kontrata i skadon në vitin 2022.

Milan po tenton që ta rrëmbejë atë në afatin kalimtar të janarit për ta forcuar mesfushën dhe nëse Reali kërkon shumë para, atëherë do të presë deri në verë për ta marrë falas.

(Kosova Sot Online )