“Mirëmëngjesi, sot është dita ime”, Florian Marku mezi po e pret meçin

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 09:50
“Mirëmëngjesi, sot është dita ime”, Florian Marku mezi po e pret meçin

Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin IBF në peshën e mesme.

Marku ka bërë një paralajmërim këtë mëngjes, duke shkruar se sot është dita e tij.

“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime” – ka shkruar boksieri shqiptar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

https://www.facebook.com/markuflorian.1/posts/401547164675705

(Kosova Sot Online )