Lewandowski nuk e arrin rekordin e Leo Messit

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 11:29
Lewandowski nuk e arrin rekordin e Leo Messit

Bayern Munich fitoi mbrëmë ndaj Greuther Furth, por diçka e jashtëzakonshme ndodhi: Robert Lewandowski nuk shënoi dhe pas kësaj ai humbi mundësinë të arrinte rekordin e Lionel Messit.

Polaku kishte arritur të shënonte në 19 ndeshje zyrtare radhazi për Bayern Munich, me “maratonën”, që kishte nisur më 15 shkurt në një ndeshje ndaj Arminia Bielefeld.

Në këtë mënyrë, ai dështoi të arrinte e më pas të thyente rekordin e Lionel Messit, i cili ka vulosur emrin e tij në listën e golashënuesve në 21 ndeshje radhazi me Barcelonën.

Sido që të jetë, Lewa po shijon një sezon mbresëlënës.

Ai deri më tani ka shënuar 11 gola në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Objektivi i i Lewas është të arrijë së paku 40 gola edhe këtë edicion, ka gjashtë vite që shënon së paku 40 – rekordi personal është 55 në sezonin 2019/2020. 

(Kosova Sot Online )