Interi dhe Juventusi në garë për “Luca Tonin e ri”

  • S.A /
  • 27 September 2021 - 10:24
Interi dhe Juventusi në garë për “Luca Tonin e ri”

Edhe pse Interi dukej se i kishte të gjithë me vete për të nënshkruar me një prej talenteve të rinj të Italisë, javët e fundit Federico Cheruibini, drejtori sportiv i Juventusit, ka lëvizur për ta veshur bardhezi atë që tashmë krahasohet me Luca Tonin e madh.

Futbollisti 21 vjeçar zbarkoi në Pisa këtë verë nga Palermo në këmbim të 2.1 milionë eurove dhe në më pak se një vit mund të bëjë një hap të madh në Serie A.

I gjatë 2.01 metra, ai është një nga sulmuesit më vendimtar në Serie B italiane dhe stili i tij e paraqitja fizike padyshim të kujton Luca Tonin mitik, i cili spikati te Fiorentina, Bayerni, Roma dhe Juvnetusi.

Me vëllain e Chiellini si drejtor sportiv i Pizës, gjerat po shkojnë në favor të tij për Juventusin, i cili dëshiron të rrëmbejë nga Interi nënshkrimin me atë që synon të jetë ylli i ardhshëm i futbollit italian.

Numrat e Lucca janë jashtëzakonisht optimal me 4 gola dhe një asist në 5 ndeshje, në debutimin e tij në Serie B.

(Kosova Sot Online )