Vendimet në interes shtetëror nuk duhet ta ndajnë politikën në pozitë dhe opozitë!

Vendimet në interes shtetëror nuk duhet ta ndajnë politikën në pozitë dhe opozitë!
Vendimet në interes shtetëror nuk duhet ta ndajnë politikën në pozitë dhe opozitë!

Arsim Haziri

  • 26 September 2021 - 17:00

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri


Politika e ka vetëm rolin e mbështetësit në raste të tilla dhe të ngjashme kur është  në pyetje serioziteti dhe integriteti i shtetit, prandaj Republika e Kosovës, është dashur që me vendim politik ta dërgoj policinë speciale në veriun e Republikës për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën, për të siguruar lirinë e lëvizjes, sovranitetin dhe integritetin e shtetit. Spektri politik i Kosovës , që është jashtë pushtetit, në opozitë, nuk duhet të xhelozon, por duhet ta mbështetë secilin vendim në interes nacional dhe të ndihmon.


Kosova është shtet i pavarur dhe me integritet territorial, dhe sipas këtyre dy prej shumë komponentëve bazike, ka dal si marrëveshje e dikurshme problemi i tanishëm me Serbinë për tabelat, sikurse shumë marrëveshje të tjera, dhe që asnjëherë pothuaj nuk janë implementuar. Qeveria  ka marr një hap dhe vendim të drejtë që duhet mbështetur  nga i gjithë spektri politik pa dallim sepse është interes parësor shtetëror. Prandaj konsideroj se sjelljet e turpshme të opozitarëve,  që nuk shpërfaqin asgjë serioze dhe shtetërore, por janë në funksion të konfuzitetit që dëshirojnë t'ia sjellin qytetarit, rrjedhimisht duke u përpjekur për t'ia ulur ritmin qeverisë aktuale që realisht sipas premisave mbi të cilat po funksionon, është qeverisje tamam socialdemokrate. Qeveritë e kaluara në relacion me Serbinë, nuk janë paraqitur kushtetutshmërish, edhe pse janë thirrur në kushtetutë dhe ligje, assesi nuk kanë treguar veprim të matur e duhur në aspektin  shtetëror, dhe nga kjo qasje e ulët dhe dobët, shteti ynë gjithnjë është treguar e trajtuar në mënyrë inferiore, si diçka çfarë edhe  ashtu  në arenën ndërkombëtare jemi parë e trajtuar jo seriozisht. Është rendi tashmë që vendi ynë t'i respektoj ligjet në fuqi, dhe ta luaj rolin e saj ashtu siç është shpallur, t'i mbrojë kufijtë ashtu siç parashihet dhe të shtrijë sovranitetin në çdo cep të Kosovës. Çështja e targave është veprim i mirë dhe nga kjo qasje e logjikë, dhe qasje e Serbisë ndaj shtetit tonë mendoj se do të ndryshon, duke e ditë për ndryshimet në mënyrën ë qeverisjes, qeverisje me qasje më objektive dhe më shtetërorë, dhe mbi të gjitha që ka për fokus interesin nacional. Secili qytetar tani më e ka të qartë se me aksionin e fundit të Policisë në veri të vendit duhet të marrë fund epoka kur ruajtësit e rendit dhe ligjit fyhen dhe nëpërkëmben nga  strukturat kriminale e politikanët  e pa përgjegjshëm, pavarësisht statutit të tyre politik e nacional, kur këta të fundit janë në pozitë apo opozitë. Policët për të satën herë po e dëshmojnë se nuk janë instrument i asnjë  politike por janë mekanizëm profesional i sigurisë së shtetit dhe integritetit të shtetit, i sigurimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve ashtu sikur  e përcaktojnë ligjet dhe kushtetuta.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".