“Barcelona s’duhet ta shkarkojë Koemanin”

  • S.A /
  • 30 September 2021 - 14:33
“Barcelona s’duhet ta shkarkojë Koemanin”

Frenkie de Jong i ka dalë në krahë trajnerit të tij, i cili e rrezikon shkarkimin nga posti i tij në orët në vazhdim

Ronald Koeman nuk ka qenë kurrë më afër shkarkimit nga Barcelona.Gjiganti katalunas e ka nisur në mënyrë katastrofale sezonin e ri.

“Blaugrana” e pësuan mbrëmë humbjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.Nuk kishte ndodhur kurrë që ky klub ta niste aq dobët sezonin në Champions.

Ndërkohë, Barça e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para sezonale.

Për këtë, trajneri holandez mund të shkarkohet në orët në vazhdim.

Mirëpo, mesfushori Frenkie de Jong i ka dalë në krahë trajnerit dhe bashkëkombësit të tij.

Përfaqësuesi holandez thotë se Koeman nuk duhet ta shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Sipas mesfushorit kualitativ, shefi i shtabit teknik nuk është problemi kryesor i rezultateve të zbehta.

Sidoqoftë, drejtuesit e Barçës po i mendojnë alternativat e Koemanit për trajner të ri të ekipit. 

(Kosova  Sot Online )