Nuk e do Mourinho, kërkohet në Premierligë

  • S.A /
  • 01 October 2021 - 13:14
Nuk e do Mourinho, kërkohet në Premierligë

Gonzalo Villar, i cili ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Jose Mourinho, me shumë mundësi do të largohet nga Roma gjatë merkatos së janarit. Me ardhjen e portugezit në krye të verdhekuqëve futbollisti ka zbritur në fushë vetëm dy herë duke bërë që lojtari të kërkojë largimin. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Evertoni, që po monitoron me kujdes çdo lëvizje mes lojtarit dhe klubit.

Anglezët kërkojnë një mesfushor krijues pas largimit të James Rodriguez dhe Villar duket i preferuari i trajnerit Benitez. Për të arritur te kartoni i lojtarit, Everton duhet t’i paguajë Romës vetëm 5 milionë euro.

(Kosova Sot Online )