Lewandowski vendos për të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 20:00
Lewandowski vendos për të ardhmen e tij

Duket se Lewandowski do jetë i Bayern Munich edhe për një periudhë të gjatë kohe. Zërat për ndryshimin e ambientit nga sulmuesi polak nuk kanë pushuar për një kohë të gjatë, por sipas gazetës gjermane BILD,  ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Siç raportohet nga media, “Këpuca e Artë” e kampionëve baravarez është shumë komod në “Allianz Arena”, aq sa po pret lëvizjet e para të sekretariatit teknik të klubit për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025.

Deri atëherë, golashënuesi më i mirë i momentit do të ishte 37 vjeç, që nënkupton se do të luaj në nivele të larta vetëm me Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)