Lautaro, përjetë në Inter

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 14:51
Lautaro, përjetë në Inter

Sulmuesi argjentinas mund ta vazhdojë kontratën me “Nerazzurri” deri në vitin 2026. Kështu, do të marrin fund spekulimet për një largim të tij të mundshëm

Lautaro Martinez do ta vazhdojë kontratën me Interin.

Është vetëm çështje javësh kur sulmuesi argjentinas do ta zgjasë bashkëpunimin me “Nerazzurri”.

Për këtë sigurojnë mediat italiane.

Sipas tyre, marrëveshja në mes të palëve është arritur muajin e kaluar.

Ndërkaq, këtë muaj, Lautaro pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2026.

Ndër të tjera, atij do t’i rritet edhe rroga.

Për sulmuesin e rrezikshëm gjatë verës që shkoi flitej se mund të largohej nga kampioni aktual italian, por kjo nuk ndodhi.

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, përpos Lautaros, kontratën pritet ta vazhdojë edhe Marcelo Brozovic.

(Kosova Sot Online)