Messi në kopertinën e “France Football”, një paralajmërim për Topin e Artë?

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 15:04
Messi në kopertinën e “France Football”, një paralajmërim për Topin e Artë?

“France Football” e ka zbuluar kopertinën e numrit të ardhshëm, e cila do të dalë në treg nga e shtuna dhe do t’i dedikohet “Topit të Artë”, ku do të zbulohet edhe lista e kandidatëve për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual.

Përpos zbulimit të listës së finalistëve, në kopertinë shihet edhe një fotografi e Lionel Messit dhe në sfond shkrimi: “Nuk jam penduar”, që me gjasë i referohet transferimit në Paris Saint Germain.

Por, mediat e huaja shkruajnë se ky mund të ketë qenë një fillim sa i përket fituesit të ardhëm të Topit të Artë.

Për argjentinasin do të bëhej fjalë për trofeun e shtatë personal dhe me këtë rast do ta linte shumë prapa rivalin e përhershëm, Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar Topin e Artë pesë herë.


(Kosova Sot Online)