Kampioni i madh shqiptar i botës, Haxhi Krasniqi ngjitet nesër në ring, mbron titullin ndaj Dominic Boesel

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 10:43
Kampioni i madh shqiptar i botës, Haxhi Krasniqi ngjitet nesër në ring, mbron titullin ndaj Dominic Boesel

 

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të kthehet në ring ditën e nesërme, ku do të përballet sërish me Dominic Boesel, për ta mbrojtur titullin kampion që e fitoi para një viti.

Krasniqi do të zhvillojë rimeçin me Dominic Boesel, të cilin e mposhti me 10 tetor të vitit 2020 në raundin e tretë me nokaut.

Pas asaj fitore, Kransiqi u shpall kampion bote IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda.

Megjithatë, ditë më parë u zyrtarizua nga boksieri shqiptar se do të ketë rimeç me Dominic Boesel, i cili do të luhet me 9 tetor të këtij viti, respektivisht ditën e nesërme.

Krasniqi ka një rekord prej 51 fitore, 19 prej tyre me nokaut dhe 6 humbje, ndërsa Boesel ka 31 fitore, 12 prej tyre me nokaut dhe 2 humbje, njërën nga ato pikërisht nga Krasniqi.

“Kam gjithçka nën kontroll, gjatë stërvitjes nuk takoj askënd. Ky duel ka përparësi dhe asgjë nuk mund të më shpërqendrojë. Vetëm kur nuk jam në ring mendoj çfarë duhet të bëj. Jam njeri punëtor, për mua koha është flori. Mendoj se është turp të shkosh në shtëpi për të fjetur”, u shpreh Robin “Haxhi” Krasniqi, para këtij takimi.

Haxhi Krasniqi është 31 vjeçar, kurse Boesel 34.

(Kosova Sot Online )