“Dardanët” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 09 October 2021 - 10:57
“Dardanët” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin “Fadil Vokrri”

Javën e ardhshme, Kosova do të zhvillojë sfidën e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Kupën e Botës.

Luli Berisha, kryetari i “Dardanëve”, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të martën për sfidën e fundit të Kosovës në “Fadil Vokrri”, të lejohet pjesëmarrja e tifozëve me kapacitet të plotë. Postimi i Berishës pa ndërhyrje:

Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit,te marten eshte ndeshja e fundit e djemve tane ne stadionin Fadil Vokrri per kete vit kunder gjeorgjise. hapeni stadionin me 100% per ni fitore edhe ni atmosfer qe se kena perjetu moti. ska raste, kena vaksina, e kemi dëshmu qe i permbahemi rregullave.

(Kosova Sot Online )