Milani duhet të nxitojë për Romagnolin

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 18:40
Milani duhet të nxitojë për Romagnolin

Dëshira ekziston, por ende s’ka një marrëveshje, kështu që, Milan rrezikon ta humbasë me zero euro Romagnolin.

Sipas “Tuttomercato”, Alessio Romagnoli kërkon të qëndrojë në Milan, por ende s’ka një marrëveshje.

Kuqezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë kushte të reja pas përfundimit të sezonit mbrojtësit 26-vjeçar,  por bisedimet kanë ngecur me kapitenin pasi oferta e drejtuesve të Milanit është me zbritje të pagës.

Romagnoli ende shpreson që mund të arrij një marrëveshje të përshtatshme për të dyja palët.

Mbrojtësi i Italisë me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe nëse nuk përmirësohet oferta me kushte më të mira ekonomike, kapiteni do të largohet.

Ai pjesë e skuadrës kuqezi është prej vitit 2015. 

(Kosova Sot Online)