Messi e akuzon gjyqtarin: “Ai e bën me qëllim”

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 11:03
Messi e akuzon gjyqtarin: “Ai e bën me qëllim”

Argjentina ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Perusë në kualifikueset për Kupën e Botës, ku triumfoi 1-0.

Një gol i Lautaro Martinez i mjaftoi Argjentinës të marrë fitore në një teren të vështirë, por Lionel Messi s’mundi të heshtë pas ndeshjes duke akuzuar gjyqtarin, Wilton Sampaio, për referimin në këtë takim.

Ai ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar:

“Ndeshje e vështirë, e vështirë për të luajtur. Shumë erë, ata luanin shumë prapa, duke lënë pak hapësira për ne”.

“Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur referon në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por mirë, në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”. 

(Kosova Sot Online )