Kandidatët 'frikacak' për kryetar komunash, nuk flasin për krimit dhe korrupsionit të atyre që janë në pushtet!

Kandidatët 'frikacak' për kryetar komunash, nuk flasin për krimit dhe korrupsionit të atyre që janë në pushtet!
Kandidatët 'frikacak' për kryetar komunash, nuk flasin për krimit dhe korrupsionit të atyre që janë në pushtet!

Blerim Burjani

  • 13 October 2021 - 18:28

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Natyrisht askush deri me sot nuk e ka e potencuar në mënyrë të hapur punën e korruptuarve për vite. Nuk ka pasur shumë  skandale në këtë katërvjeçar të mandati në kalim të pushtetit lokal përveç disave të vogla që datojnë  prej vitesh e dekadash, duke filluar prej vitit 2000. Pra dihet ashiqare që  disa prej tyre edhe  janë akuzuar për veprimtari kriminale,  edhe ata kanë shpëtuar pa u ndëshkuar.

Gjithmonë për fushën e korrupsionit ka pasur heshtje, edhe në nivel lokal. Pra ka pasur heshtje dhe i tërë procesi korruptiv është vendosur vetëm në nivelin qendror,  dhe aty ka plote raste që nuk janë hetuar fare,  si rasti i Hades dhe zhvendosja e banorëve të këtij lokacioni ku janë blerë,  siç thuhet gullash  dhe qira për banorët e zhvendosur.  Thuhet që rreth 1.2milion euro janë keqpërdor, sipas raportimeve nga mediat e asaj kohe, dhe shumë skandale me privatizim. Normal që prokuroria duhet ti zbardhi këto raste që po përmenden për shumë  vite në opinion publik dhe media. Pra duhet të ketë një hetim thelbësor se a ka apo jo veprimtari kriminale në këto raste. Pra duhet shikuar rastet pa paragjykime por prokuroria duhet të hetoj këto raste dhe shumë raste tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"