Interi po punon për kontratën e re të Barellas

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 14:44
Interi po punon për kontratën e re të Barellas

“Nerazzurri” po mundohen ta bindin yllin e tyre që të qëndrojë sa më gjatë tek kampioni aktual italian

Interi është duke punuar për kontratën e re të Nicolo Barellas.

Ylli italian ka kontratë me Zikaltrit deri në vitin 2024.

Mirëpo, portali “Calciomercato” shkruan se kampioni aktual italian po mundohet ta “blindojë” edhe më gjatë lojtarin.

Barella thuhet se është i hapur për ta vazhduar kontratën.

Mirëpo, përfaqësuesit e tij kërkojnë që rroga e tij prej 2.5 milionë eurosh të rritet në 5 milionë.

Mbetet të shihet nëse Interi do të jetë i gatshëm t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga përfaqësuesi italian.

Barella është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A. 

(Kosova Sot Online)