United po punon për të gjetur zëvendësuesin e Pogbës, Tchouameni i pari në listë

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 09:49
 United po punon për të gjetur zëvendësuesin e Pogbës, Tchouameni i pari në listë

Aurelien Tchouameni ka rënë në radarin e Manchester United.

Paul Pogba mund të mos e rinovojë kontratën me Manchester United, çka do të thotë se gjatë verës, do të largohet me parametra zero, me Juventusin dhe Realin favorit për të nënshkruar me francezin.

Kështu, United është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Pogbës dhe i pari në listë është sërish francez, Aurelien Tchouameni.

Mesfushori i Monacos është duke u ftuar rregullisht te Franca dhe i ka mahnitur të mëdhenjtë e Evropës.

Përveç United, ESPN raporton se lojtari po ndiqet edhe nga Real Madrid, PSG, Liverpool dhe Manchester City.

(Kosova Sot Online)