Dështoi te Real Madridi, Sahin lë futbollin në moshën 33-vjeçare dhe emërohet trajner i Antalyaspor

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 12:20
Dështoi te Real Madridi, Sahin lë futbollin në moshën 33-vjeçare dhe emërohet trajner i Antalyaspor

Nuri Sahin është emëruar trajner i Antalyaspor.

Ish futbollisti i Real Madridit në kohën e Jose Mourinhos, ishte lojtar i Antalyaspor sezonin e kaluar, por vendosi që të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Atij menjëherë iu dha e drejta për t’u ulur në stolin e Antalyaspor ku shpreson të ketë suksese.

“Nuk do të jem më futbollist”, tha Sahin, karriera e të cilit mori kaheje tjetër pas transferimit në Madrid, ku dështoi me Jose Mourinhon dhe nuk u kthye më të jetë i njëjti. 

(Kosova Sot Online)