De Ligt i gatshëm për ndeshjen ndaj Zenit Petersburgut

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 16:44
De Ligt i gatshëm për ndeshjen ndaj Zenit Petersburgut

Matthijs de Ligt mungoi në ndeshjen e kaluar të Juventusit ndaj Romës shkaku i një lëndimi.

Sipas ‘Calcio Mercato’, mbrojtësi është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe është i gatshëm për duelin e radhës.

Nesër, Juventusi do të përballet me Zenit Petersburgun dhe De Ligt mund të luajë disa minuta në këtë ndeshje.

Një lajm i mirë ky për trajnerin Massimiliano Allegri pas dihet që holandezi është një futbollistë kyç për repartin defanziv të ‘Bianconerëve’.

“Zonja e Vjetër”, pas fillimit të dobët të ediciont është rikthyer furishëm dhe tani kanë shtatë ndeshje pa humbje në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)