Interi po punon për tri vazhdime kontratash

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 15:23
Interi po punon për tri vazhdime kontratash

Kontratat e reja të Marcelo Brozovicit, Nicolo Barellas e Lautaro Martinezit janë prioritete të klubit Zikaltër

Interi është duke punuar për vazhdimin e kontratës së tre lojtarëve të rëndësishëm.

Kontratat e reja të Marcelo Brozovic, Nicolo Barella e Lautaro Martinez janë bërë tashmë prioritet për kampionin aktual italian.

Për këtë ka siguruar shefi ekzekutiv i “Nerazzurri”, Giuseppe Marotta, përcjell “Gazeta Express”.

“Marcelo Brozovic dëshiron të qëndrojë në Inter. Kjo është ajo që na ka thënë ai. Ne do të flasim me menaxherin e tij së shpejti. Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez kanë vendosur të qëndrojnë po ashtu”, ka thënë Marotta.

Të tre lojtarët kanë shfaqur vlera të larta për “Zikaltrit” në sezonet e fundit. 


(Kosova Sot Online)