Anulohet super meçi mes Dillian Whyte dhe Otto Wallin

  • S.A /
  • 20 October 2021 - 16:52
Anulohet super meçi mes Dillian Whyte dhe Otto Wallin

Është anuluar përballja mes Dillian Whyte dhe Otto Wallin, dy javë para se të mbahej në “O2 Arena”. 

SunSport mëson se britaniku ka pësuar lëndime në kraharor gjatë stërvitjeve dhe nuk do të mund të garojë.Boksieri 33-vjeçar ishte duke u stërvitur në kampin e tij në Portugali, por që do të rikthehet këtë javë në Britaninë e Madhe.

Meçi i zjarrtë në peshat e rënda ka kohë që pritej, derisa do të mbahej të shtunën e 30 tetorit në Londër. Nuk dihet nëse edhe evenimenti i tërë do të anulohet apo vetëm ky takim do të shtyhet për një datë që pritet të konfirmohet në javët e ardhshme.

Fituesi i këtij dueli, kishte shansin që të përballje me kampionin e peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, që në këtë muaj po ashtu mposhti Deontay Wilderin në Las Vegas, në një super trilogji. 

(Kosova  Sot )