Qeveria Kurti duhet të këndellet seriozisht pas zgjedhjeve të 17 tetorit

Qeveria Kurti duhet të këndellet seriozisht pas zgjedhjeve të 17 tetorit
Qeveria Kurti duhet të këndellet seriozisht pas zgjedhjeve të 17 tetorit

Faik Krasniqi

  • 20 tetor 2021 - 13:26

Shkruan:  ANALISTI - Faik Krasniqi

Kosova është e të gjithëve, pavarësisht cilës parti i takojnë. Me këtë kryeministri Kurti do të dëshmonte që nuk është si ata, prandaj edhe eshte votuar, sepse ka thënë që është ndryshe nga ata. Me vepra duhet ta dëshmoj, çdo ditë e me çdo gjë. Këto zgjedhje lokale ishin një lëkundje për kryeministrin Kurti që duhet të këndellet!

Në shtetet normale nuk ndahet ndodhë trajtimi dhe investimi në projektet zhvillimore mbi baza  të njëanshme politike, por të gjitha komunat/qytetet trajtohen njësoj, sipas nevojës dhe planeve për investime strategjike. S'ka rëndësi se kush është në pushtet. Tek ne është e kundërta. Partia ose partitë që janë në pushtet investimet i drejtojnë nga ato komuna/qytete ku ata qeverisin në nivel lokal. Kurse ato komuna/qytete që qeverisen nga partitë e opozitës lihen anash. Kështu është vepruar prej përfundimit të luftës, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet.

Kjo Qeveri respektivisht kryeministri Kurti, nuk guxon ta bëj të njëjtin gabim që e kanë bërë kryeministrat dhe qeveritë e mëhershme. Kosova është e të gjithëve, pavarësisht cilës parti i takojnë. Me këtë kryeministri Kurti do të dëshmonte që nuk është si ata, prandaj edhe eshte votuar, sepse ka thënë që është ndryshe nga ata. Me vepra duhet ta dëshmoj, çdo ditë e me çdo gjë. Këto zgjedhje lokale ishin një lëkundje për kryeministrin Kurti që duhet të këndellet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".