Kërkesa milionëshe e Haaland për klubet që e duan

  • S.A /
  • 22 October 2021 - 09:21
Kërkesa milionëshe e Haaland për klubet që e duan

Kërkesa milionëshe e Haaland për klubet që e duan

Së paku 35 milionë euro në sezon, kaq kërkon Haaland te klubi i ri.

Erling Haaland është duke e menduar tashmë largimin nga Borussia Dortmundi. 

Ai është duke u përgatitur që të nxjerrë sa më shumë nga klube e mëdha që e duan në verën e vitit 2022.

Sipas ESPN, Haaland kërkon pagë vjetore së paku 35 milionë euro në sezon.

Manchester United, Real Madrid, Chelsea, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich – që të gjithë janë të interesuar për sulmuesin e Borussia Dortmund.

Haaland, tashmë vetëm 21-vjeçar, po kalon një tjetër sezon pozitiv me Dortmundin.

Ai deri më tani ka shënuar 13 gola në 10 paraqitje. 

(Kosova Sot Online )