Zbulohet Paga marramendëse e futbollistit Ansu Fati

  • S.A /
  • 22 October 2021 - 09:06
Zbulohet Paga marramendëse e futbollistit  Ansu Fati

Ansu Fati do të fitojë 50 milionë euro bruto në pesë sezonet e ardhshme.

Ansu Fati ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri më 2027. Ai shihet si e ardhmja e Barçës, prandaj edhe i është dhuruar numri 10, pas largimit të Lionel Messi.Mediat në Spanjë tani kanë zbuluar edhe pagën e futbollistit në pesë sezonet e ardhshme, e që më pas do të rritet dukshëm.

Total, ai do të fitojë 50 milionë euro bruto, shifër e konsiderueshme duke parë se është vetëm 18-vjeçar dhe Barcelona po kalon nëpër një krizë ekonomike.

(Kosova Sot Online )