Van de Beek e ka ende mendjen te Reali

  • S.A /
  • 22 October 2021 - 11:33
Van de Beek e ka ende mendjen te Reali

Donny Van de Beek ëndërron Real Madridin. Janë të bindura mediat holandeze, që raportojnë se fantazisti i Manchester United ka autorizuar menaxherin e tij të studiojë një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri Carlo Ancelotti ka simpati për fantazistin që spikati me Ajaxin, por që po vuan shumë të gjejë hapësira te Manchester United, ndaj do ta mirëpriste në Madrid, prej ku pritet të largohen si Dani ceballos, ashtu edhe Isco, që luajnë në të njëjtin rol me holandezin.

Për më tepër, “Los Blancos” kanë nisur një fazë rinovimi të ekipit dhe pas Camavingës, emri i radhës është pikërisht Van de Beek, që ka vetëm 24 vite mbi supe dhe një të ardhme akoma për t’u shkruar.

Manchester United shpenzoi më tepër se 40 milionë euro për ta marrë nga Ajaxi verën e kaluar, megjithatë hapësirat për Van de Beek kanë qenë “me pikatore” dhe transferimi në Madrit mund të vijë që në muajin janar.

Marrëveshja mes klubeve mund të arrihet mbi bazën e një formule huazimi me të drejtë blerjeje për një shifër prej rreth 40 milionë eurosh, që do të mirëpritej edhe nga “djajtë e kuq”, të cilët mund të privohen nga fantazisti holandez, pa pësuar shumë humbje në bilanc.

 

(Kosova Sot Online )