Drenica fiton pastër ndaj Dukagjinit

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 15:22
Drenica fiton pastër ndaj Dukagjinit

Drenica ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte Denisson i cili realizoi të dy golat për vendasit.

Fillimisht ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 36-të të ndeshjes.

Goli i dytë erdhi në minutën e 69-të.

Kujtojmë se Dukagjini ishte me një lojtar më pak që prej minutës së 35-të.

Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 20 pikëve dhe momentalisht rrëmben vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Dukagjinit mbetet i teti me 10 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)