Ballkani e mposht pastër Prishtinën

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 15:46
Ballkani e mposht pastër Prishtinën

Ballkani ka fituar me rezultat të pastër 2:0 ndaj Prishtinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pika kryesore ishte momenti kur Mankenda u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Prishtinën me një lojtar më pak prej minutës së 29-të.

Prishtina u mbajt mirë dhe nuk pësoi gol në pjesën e parë, por i mori dy të tillë në të dytën.

Ishte Ermal Krasniqi që shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin. Fillimisht Solomon realizoi për 1:0 në minutën e 58, kurse në të 71-tën Ermal Krasniqi e vulosi ndeshjen me një gol të bukur.

Me këtë fitore, Ballkani merr sërish primatin në tabelë me 21 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani.

Në anën tjetë, kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina mbetet e pesta me 13 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)